Shërbimet

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor, duke i përfaqësuar klientët e saj në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar, në të gjitha shkallët e gjykimit. Përfaqësimi ligjor dhe mbrojtja gjyqësore është një nga pikat esenciale të fushës së veprimtarisë së kësaj studioje.

Stafi jonë është i specializuar dhe ofron shërbimet e mëposhtme.

PENALE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të gjitha të drejtave të klientëve tanë. Disa nga shërbimet që ofrohen nga studio jonë, në të drejtën penale, janë:

  • Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës së të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit te çeshtjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar.

  • Konsulencë ligjore dhe perfaqësim te klientëve te saj përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.

  • Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit, vleftësim arresti, ndalimi, ankim ndaj masave të sigurimit, paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim mase sigurimi.

  • Përfaqësim gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.

  • Konsulencë dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga ky organ, duke kërkuar kopje të provave apo duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar, që shërbejnë për marrjen e vendimit nga organi i akuzës.

  • Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.

  • Konsulencë ligjore në nënshkrimin e akteve juridike, kërkesa, memorie, prapësime, rekurse dhe kërkesa për rishikim vendimi penal të formës së prerë, si dhe përfaqësim në Gjykatën e Lartë.

  • Ankime kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësim gjyqësor në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, për çështje që lidhen me respektimin e proçesit të rregullt ligjor dhe me paligjshmërinë e vendimeve të dënimit të dhëna në disfavor të klientëve.

  • Konsulencë në hartimin e të gjitha llojeve të kërkesave, ankimeve dhe rekurseve që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit të dalë nga gjykata kompetente në mbrojtje të interesave të klientit.

  • Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë etj.

  • Asistencë ligjore në proçeset që lidhen me proçedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë. Hartimin e kërkesave për kompensimin e burgimit të padrejtë dhe përfaqësimin e tyre në proçesin gjyqësor për këtë çështje.

CIVILE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:

  • Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.

  • Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.

  • Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

  • Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.

  • Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

  • Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike.

  • Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

  • Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.

  • Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

  • Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.

  • Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.

PASURI TË PALUAJTSHME

Studio jonë ofron të gjithë informacionin e duhur për mënyrën e veprimit, proçedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar, në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre. Studio jonë ofron konsulencë dhe përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:

  • Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.

  • Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.

  • Proçedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.

  • Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

FAMILJARE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proçedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Studio jonë ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, në përpilimin e akt marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës, apo çështje të tjera familjare që kanë të bëjnë me:

  • Zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore;

  • Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjestim pasurie.

  • Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij, apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.

  • Kundërshtim atësie, amësie të fëmijëve.

  • Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.

ADMINISTRATIVE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave, në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje administrative që kanë të bëjnë me:

  • Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.

  • Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.

  • Ankim të akteve administrative individuale.

  • Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve, etj.

  • Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.

  • Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.

  • Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.

  • Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

  • Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative ku klientët tanë janë palë.

  • Ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativ, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga organet administrative, duke kërkuar verifikimin e provave, duke paraqitur prova që shërbejnë për marrjen e vendimit nga ana e tij.

  • Hartim dokumetacioni dhe ndjekje të proçedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.

FINANCIARE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor, në rrugë gjyqësore dhe administrative. Studio jonë merret me zgjidhjen e problemeve tatimore të klientëve të saj, duke ofruar konsulencë mbi sistemin tatimor dhe doganor në Republikën e Shqipërisë, duke ndërmjetësuar në zgjidhjen e konflikteve, apo duke ofruar konsulencë në përgatitjen e ankimimeve ndaj vendimeve të organeve tatimore dhe doganore.

TREGTARE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:

  • Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.

  • Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.

  • Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.

  • Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.

  • Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.

  • Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.

BANKARE

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit financiar në Republikën e Shqipërisë, shërbim i cili konsiston në: Konsulencë juridike dhe plotësim dokumentacioni për përfitimin e kredive bankare. Hartim dokumentash, aktesh, përfaqësim në gjykatë, në mbrojtje të klientëve debitorë apo kreditorë ndaj bankave të nivelit të dytë.

KONTRATA

Studio ligjore “TP & PARTNERS” ofron konsulencë ligjore në hartimin dhe nënshkrimin e të gjitha tipologjive të kontratave në mes palëve, persona fizikë apo juridikë, privatë apo shtetëror. Studio jonë ofron konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të; lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore. Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

PUNËSIMI

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, ofron konsulecë ligjore dhe perfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje në fushën e së drejtës së punës, që kanë të bëjnë me:

  • Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.

  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.

  • Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.

  • Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

  • Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.

  • Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.

  • Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.

EMIGRACIONI

Studio ligjore “TP & PARTNERS”, merr përsipër ndjekjen e të gjitha praktikave që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit dhe të punës për të huaj, si dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm për shtetasit e huaj që jetojnë apo punojnë në Republikën e Shqipërisë. Studio jonë ndjekë dhe asiston në të gjitha fazat që kanë të bëjnë me aplikimin dhe pajisjen me dokumentin e kërkuar nga shtetasit e huaj.

INTELEKTUALE

Studio ligjore “TP & PARTNERS” ofron shërbim në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin kombëtar apo ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, të markave tregtare, patentave, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë, përfshi këtu aplikimin dhe regjistrim e patentave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndjekjen e këtyre proçedurave pranë institucioneve përkatëse. Studio jonë ofron konsulencë ligjore në regjistrimin e liçensave, në aplikimin për ripërtëritje etj. Konsulencë dhe përfaqësim në gjykatë në rast shkeljesh të të drejtave që kanë lidhje me pronësinë intelektuale.